Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në New Jersey, të martën, ku një burrë ka përplasur vazhdimit me makinën e tij një grua.

56-vjeçari, Vincent Jean, ka përplasur një 23-vjeçare me SUV-in e tij Mitsubishi disa herë.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet e kësaj ngjarje të tmerrshme, ku dëshmitarët dëgjohen teksa bërtisnin të tmerruar nga ajo çfarë po shikonin.

Pamjet tronditëse tregojnë makinën që lë rrugën kryesore dhe hip mbi trotuar duke ndjekur të renë. Vajza mundohet që të largohet, por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit e kap lehtësisht dhe e përplas.

Makina vazhdon të lëvizë në kopsht dhe vajza rishfaqet sërish, teksa me zor po lëvizte. Por Jean ndezi sërish motorin dhe nisi një tjetër sulm ndaj saj, pavarësisht se 23-vjeçarja ishte e shtrirë.

Dëshmitarët, përfshirë edhe personin që ka kapur pamjet e frikshme, bërtisnin “stop, stop”, por shoferi vazhdoi të ecte mbi të dhe gruaja mbeti e shtrirë në tokë.

E reja u dërgua me urgjencë në spital dhe u raportua se ishte gjallë dhe në gjendje kritike për jetën, pas një operacioni. Ndërsa Jean u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.

Ai u akuzua për tentativë për vrasje të shkallës së parë dhe sulm të shkallës së tretë me makinë, thanë prokurorët.

“Daily Mail” shkruan se sulmi thuhet se filloi kur dyshja pati një debat për një incident të vogël me tutje në rrugë. Shoferi u përpoq të ikte por vajza e fotografoi automjetin e tij dhe nisi ta ndiqte në rrugë.