Turqia është tronditur sërish nga një tjetër incident me armë në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş.
Sipas mediave vendase, të shtënat janë regjistruar në ambientet e një shkolle të mesme, duke detyruar menjëherë evakuimin e nxënësve dhe stafit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore.
Raportohet se disa persona janë plagosur, ndërsa autori i dyshuar fillimisht ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës dhe më pas ka hyrë brenda godinës, duke vijuar të qëllojë me armë.
Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh në shkolla në Turqi, pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në provincën Şanlıurfa.
🔴 #CNNTÜRK TV CANLI YAYIN https://t.co/ZgOfex7RH8
— CNN TÜRK (@cnnturk) April 15, 2026
