Autoritetet e Dubait konfirmuan se mbetjet e një rakete të interceptuar ranë mbi një automjet në zonën Al Barsha, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate nga Zyra e Medias e Dubait.

Sulmet vijojnë nga Irani ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratës së presidentit Masoud Pezeshkian që premtoi se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.