Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për arsye ende të panjohur.
Mësohet paraprakisht nga mediat e huaja se nga shpërthimi ka lënë pas shumë të plagosur dhe ka shkaktuar gjithashtu viktima.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i ekipeve mjekësore, ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie për të pranishmit.
Nga ana tjetër mësohet se rruga Istiklal është e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve, teksa hetimet vijojnë.