Paniku shpërtheu në një fluturim të Ryanair që po përgatitej të nisej nga Zadari i Kroacisë, me destinacion Britaninë, kur një pasagjer u ngrit nga vendi dhe në gjendje të tërbuar kërkoi që t’i hapej dera për të dalë.

Në videot e publikuara në internet, pasagjeri, një 27-vjeçar britanik, shihet duke u ngritur nga vendi dhe duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë. Më pas ai filloi të lëvizte drejt derës së daljes, duke bërtitur “ma hapni derën” , teksa dy udhëtarë të tjerë e kapën dhe e hodhën në dysheme.

27-vjeçari më vonë u prangos, pasi dyshohet se kishte sulmuar edhe një oficer policie gjatë arrestimit të tij.