Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, pati një incident të pazakontë me avion teksa po kthehej nga Brukseli drejt Shteteve të Bashkuara.

Rreth një orë pas ngritjes, piloti sinjalizoi një problem teknik dhe vendosi të devijojë fluturimin, duke u rikthyer drejt Britanisë së Madhe.

Avioni u ul menjëherë në një lartësi prej 10.000 këmbësh (rreth 3 kilometra), një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve. Sipas burimeve të para, një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje, çka detyroi uljen emergjente.

Avioni përfundimisht u ul në bazën ajrore Mildenhall, në veri të Londrës, ku autoritetet morën masat përkatëse për garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe nisjen e hetimeve teknike. Fatmirësisht ministri Hegseth ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që një aeroplan ushtarak që mbante zyrtarë të lartë ka hasur probleme mekanike. Në shkurt të këtij viti , aeroplani që po udhëtonte Sekretari i Shtetit Marco Rubio u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një problemi mekanik.