Një fluturim nga Luton i Britanisë së Madhe drejt Alicante-s në Spanjë, u kthye në një skenë kaotike që rrezikoi të përfundonte në tragjedi ajrore.
Një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie shkaktuan incidente të rënda në bord.
Piloti u detyrua të devijonte avionin drejt aeroportit të Tuluzës në Francë. Sapo u ul në pistë, policia franceze ndërhyri dhe arrestoi disa prej të përfshirëve.
Sipas pasagjerëve, ata kishin filluar sjelljet e çrregullta që para ngritjes, duke shpërfillur udhëzimet e sigurisë dhe duke shqetësuar të tjerët. Pas ngritjes, ata konsumuan alkool, përdorën fjalë fyese para fëmijëve dhe përshkallëzuan konfliktet mes tyre.
Situata kulmoi kur dy prej tyre u përleshën fizikisht, duke grisur rrobat e njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë raportohet se pështynin dhe godisnin me shqelma.
Policët hyjnë në avion për të ndaluar autorët, mes tyre edhe një burrë që kundërshtonte arrestimin, teksa djali i tij ndërhyri me britma duke thënë se “babai nuk e filloi përleshjen”.Edhe ai përfundoi i arrestuar.
Pasagjerët e tjerë përjetuan momente paniku, ndërsa përleshjet shpërthyen para syve të tyre, derisa autoritetet franceze morën kontrollin e situatës.