Në qytetin Clermont-Ferrand në Francë është regjistruar një sulm me thikë ndaj tre kalimtarëve, raportojnë mediat franceze.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori i dyshuar u ndalua pas ndërhyrjes së forcave të rendit, të cilat përdorën armë zjarri për ta neutralizuar. Ai është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se i dyshuari është një 34-vjeçar. Prokuroria lokale thekson se deri më tani nuk ka indikacione që ngjarja të ketë motive terroriste.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.