Një zjarr ra mëngjesin e së mërkurës në një tramvaj linje në Milano. Mjeti ndodhej në Via Marco Bruto, në zonën Forlanini, kur nga pantografi shpërtheu një flakë.
Në bordin e tramvajit ndodheshin rreth 15 pasagjerë, por askush nuk mbeti i plagosur apo i asfiksuar. Në vendngjarje mbërritën policia lokale dhe zjarrfikësit për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme. Sipas skenareve të para, një kabëll i rrjetit ajror mund të jetë këputur dhe ka goditur komponentët e tjerë të tramvajit. Kontakti më pas do të ketë shkaktuar flakën.
Për momentin qarkullimi në këtë linjë është pezulluar dhe shërbimi po sigurohet me autobusë zëvendësues.
Ky është incidenti i katërt në ditët e fundit që përfshin një tramvaj. ‘Saga’ nisi më 27 shkurt, kur një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat në Viale Vittorio Veneto duke shkaktuar dy të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur. Përplasja u shkaktua nga një gjendje e papritur shëndetësore e makinistit, i cili humbi ndjenjat dhe nuk arriti të aktivizonte devijimin e duhur.
Të shtunën, më 7 mars, një tramvaj doli nga shinat në Via Galvani për shkak të një buloni të dalë nga shinat. Ndërsa të hënën, një vagon i tramvajit 15 që po nisej nga një stacion në Rozzano doli nga shinat.
