Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata Trump ka nisur revokimin e vizave për shtetasit e huaj që kanë shprehur mbështetje apo kanë festuar vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Në një reagim në platformën “X”, Rubio tha:
“Amerika nuk do të pranojë të huaj që festojnë vdekjen e qytetarëve tanë!”
Sipas tij, ata që ndodhen në SHBA me vizë dhe shfaqin publikisht mbështetje për aktin e vrasjes duhet të përgatiten për deportim.
Ky hap është pjesë e një politike më të gjerë të administratës për të monitoruar aktivitetet online të shtetasve të huaj dhe për të vepruar kundër atyre që nxisin dhunë ose urrejtje.
Pas vrasjes së Charlie Kirk më 10 shtator 2025 në Utah, një pjesë e individëve reaguan në rrjete sociale duke e glorifikuar aktin, çka shkaktoi reagim të ashpër nga autoritetet amerikane.
Ndërkohë, kompani dhe institucione të njohura, përfshirë Nasdaq dhe Perkins Coie, kanë pushuar nga puna punonjës që kanë bërë komente të papërshtatshme në lidhje me ngjarjen.