Papa Françesku do të shkojë në spitalin e Romës për të marrë trajtim për bronkit dhe për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, njoftoi Vatikani.
“Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku do të shkojë në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa teste të nevojshme diagnostikuese dhe do të jetë në një mjedis spitalor për trajtimin e bronkitit”, tha Vatikani sipas BBC.
Papa Françesku ka kryer një sërë vizitash mjekësore vitet e fundit dhe iu nënshtrua një operacioni abdominal në vitin 2023. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga mjekët, ndërsa besimtarët në mbarë botën i urojnë shërim të shpejtë.
