Nga Vatikani, Papa Leoni XIV u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të veprojnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi për ti dhënë fund konflikteve që po tronditin botën.

“Vëllezër dhe motra të dashur, gjatë gjithë muajit maj, një thirrje unanime për paqe është ngritur nga e gjithë Kisha”, tha Papa Leoni.

Papa u ndal gjithashtu te përgjegjësia e liderëve politikë, duke kërkuar që vendimet e tyre të udhëhiqen nga urtësia hyjnore dhe nga synimi për një paqe të drejtë dhe afatgjatë.

“Urtësia hyjnore le të ndriçojë ndërgjegjen e atyre që kanë pushtet dhe le t’i udhëheqë vendimet e tyre drejt kërkimit të sinqertë të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi Papa.

Thirrja e Papës vjen në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, për shkaka të agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktiti në Lindjen e Mesme.