Kardinali Prevost është Papa i ri i Vatikanit – Leone i XIV. Ai është Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.

Papa i ri është amerikan dhe është 69-vjeç. Robert Francis Prevost lindi në Çikago, Illinois, më 14 shtator 1955 nga Louis Marius Prevost, me prejardhje franceze dhe italiane, dhe Mildred Martínez, me prejardhje spanjolle. Ai ka dy vëllezër, Louis Martín dhe John Joseph.

Zgjedhja e Papës u arrti në ditën e dytë të konklavës ku morën pjesë me të drejtë vote 133 kardinalë nga e gjithë bota. Turmat e gëzuara në shesh brohoritën dhe duartrokitën ndërsa retë e para të tymit të bardhë dolën nga oxhaku i vogël në Kapelën Sistine.

Kjo konklavë ishte më e globalizuara në histori, me përfaqësues evropianë, aziatikë, afrikanë, amerikanë dhe madje edhe nga Oqeania e largët.