Hamasi ka pranuar në parim një plan paqeje të propozuar nga Donald Trump dhe ekipi i tij diplomatik, duke hapur mundësinë për një kthesë të madhe në konfliktin izraelito-palestinez.
Sipas mediave izraelite, dokumenti me 21 pika i hartuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff në bashkëpunim me Katarin parashikon ndalim të menjëhershëm të luftimeve, tërheqje graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza, lirimin e pengjeve dhe dhjetëra të burgosurve palestinezë, përfshirë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Plani parashikon krijimin e një qeverie kalimtare teknokratësh palestinezë të mbikëqyrur nga një organ ndërkombëtar, pa përfshirjen e Hamasit dhe pa aneksim territori nga Izraeli, si dhe amnisti për anëtarët e grupit që pranojnë bashkëjetesën paqësore.
Administrata amerikane ka bërë të ditur se si Hamasi, ashtu edhe Izraeli janë informuar për përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa presioni mbi kryeministrin Benjamin Netanyahu është rritur ndjeshëm, pasi Perëndimi nuk është më i gatshëm ta mbështesë pa kushte.
Donald Trump është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje dhe pritet të takohet të hënën me Netanyahun, ndërkohë që Katari po ndërmjetëson për të siguruar një konfirmim zyrtar me shkrim nga Hamasi.