Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me sekretarin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Dan Driscoll, dhe gjeneralët e delegacionit amerikan.
Kështu shkruan RBC Ukraina. Në qendër të takimit do të ketë qenë pikërisht plani amerikan për paqen në Ukrainë.
Tani, lideri ukrainas do të zhvillojë një takim me bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve edhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare.
Zelensky ka vendosur gjithashtu të mos e zëvendësojë për momentin kreun e zyrës presidenciale, Andriy Yermak, pavarësisht pakënaqësisë publike ndaj veprimeve të tij dhe presionit nga ministrat. Këtë e raporton Ukraiska Pravda duke cituar burimet e saj.
Edhe Yaroslav Zheleznyak, deputet i partisë Golos, pohon se “presidenti ka vendosur të mos e zëvendësojë Yermak-un”.
