Armenia dhe Azerbajxhani po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth enklavave dhe eksklavave përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, deklaroi se një nga opsionet e diskutuara në kuadër të negociatave për paqe është gjetja e një zgjidhjeje që do të eliminonte enklavat e të dyja palëve.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të shmangte problemet me të cilat përballen banorët e zonave kufitare, veçanërisht sa i përket lëvizjes dhe kalimit nga njëra anë e kufirit në tjetrën.

Pashinyan theksoi se ende duhet të përcaktohen hollësitë teknike dhe ligjore të marrëveshjes, përfshirë sipërfaqet e territoreve që do të shkëmbeheshin. Ai shtoi se duhet të përcaktohet saktësisht edhe sipërfaqja e Artsvashenit, enklavës armene që ndodhet brenda territorit të Azerbajxhanit.