Presidenti i Shteteve të Bashkuar Donald Trump do të presë nesër në një takim në Shtëpinë e Bardhë Banjamin Netanyahun.

Në prag të takimit, me anë të një postimi në “Truth Social” presidenti amerikan shkruan se një mundësi e jashtëzakonshme është hapur në Lindjen e Mesme, ndërsa ka paralajmëruar se diçka e veçantë do të bëhet realitet.

“Kemi një mundësi të jashtëzakonshme për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë. Ne do ta bëjmë të ndodhë!!!”- shkroi Donald Trump këtë në Truth në prag të takimit të tij me Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë nesër.