Donald Trump ka autorizuar ushtrinë amerikane të kryejë sulme tokësore në Venezuelë, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të sotëm. Lajmi bëhet i ditur nga dy zyrtarë amerikanë, të cilët kanë folur për CBS News në kushte anonimiteti.
Sipas burimeve, drejtuesit ushtarakë kishin diskutuar mundësinë e realizimit të misionit gjatë Ditës së Krishtlindjeve, por prioritet iu dha sulmeve ajrore amerikane në Nigeri kundër objektivave të ISIS-it.
Në ditët pas Krishtlindjeve u identifikuan disa dritare të tjera kohore për ndërhyrje, por operacioni u shty për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Zyrtarët ushtarakë thanë se ushtria amerikane kërkonte kushte atmosferike që do të garantonin suksesin e misionit.
