Parada ushtarake e sotme në kryeqytetin kinez nuk ishte thjesht një demonstrim tradicional force, por një vitrinë të teknologjive më të avancuara ushtarake që Kina ofron për eksport.

Në një përpjekje për të tërhequr blerës potencialë globalë, Pekini prezantoi një sërë armatimesh të reja që sugjerojnë ambicie të qarta për të dominuar tregun ndërkombëtar të armëve.

Dronë të mëdhenj nënujore pa ekuipazh
Një nga prezantimet më të veçanta ishte automjeti nënujore AJX002 – një dron në formë nëndetëseje, i aftë të operojë në thellësi deri në 20 metra. Pa ekuipazh dhe me kapacitete të avancuara lundrimi, këto njësi janë të përshtatshme për misione të fshehta detare.

Dronë të mençur të padukshëm për radarë
Në qiellin e Pekinit u paraqit edhe GJ-11, një dron i padukshëm ndaj radarëve, i fuqizuar me inteligjencë artificiale. Ky sistem është projektuar të bashkëpunojë në kohë reale me avionët luftarakë të pilotuar, duke shtuar fleksibilitet dhe fuqi goditëse në fushëbetejë.

Raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi
Në tokë, Kina ekspozoi raketat e saj ndërkontinentale Dongfeng-5, të cilat janë të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat silo në pjesën veriore të vendit dhe kanë kapacitet për të goditur objektiva në distanca të mëdha, përfshirë territorin amerikan.

Robotë me katër këmbë për zbulim dhe sulm
Pjesë e paradës ishin edhe të ashtuquajturit “ujqër robotikë” robotë me katër këmbë të aftë për të vepruar në vijat e para të luftës, duke kryer detyra si zbulimi, furnizimi dhe madje edhe ndërmarrja e sulmeve precize ndaj objektivave armike.

Arma me lazer në veprim
Në fund, një nga risitë më futuristike ishte prezantimi i armës me lazer LY-1, e montuar mbi një mjet të blinduar tetë-rrotësh HZ-155. Kjo teknologji është e destinuar të neutralizojë elektronikën e armikut ose ta djegë atë, duke ofruar një alternativë jo konvencionale ndaj armëve tradicionale.

Ekspertët vlerësojnë se ky demonstrim nuk ishte vetëm për konsum të brendshëm, por një sinjal i qartë se Kina po kërkon të forcojë pozitat e saj në tregun global të armëve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve luftarake autonome.