Studimi
Edhe vetë profesoreshat tregojnë të njëjtën shkallë paragjykimi si meshkujt
Profesorët e shkencës në universitetet amerikane i shohin gjerësisht studentet femra si më pak të afta se sa ato meshkuj pavarësisht se mund të kenë të njëjtat arritje dhe aftësi, vë në dukje një studim i ri i publikuar nga universiteti Yale, i raportuar nga The Neë York Times. Si pasojë e paragjykimit, raporti zbuloi se profesorët qenë më pak të prirur t’i ofrojnë vajzave udhëheqësinë apo një punë. Dhe edhe në rast se ata qenë të gatshëm të ofrojnë një punë, paga qe më e ulët.
Tendenca është e gjithëpërhapur dhe ndoshta është rrjedhojë e ndikimeve kulturore që dalin në sipërfaqe nga nënvetëdija më shumë se sa diskriminimi i hapur. Profesoreshat dukej se qenë po aq paragjykuese ndaj studenteve se sa kolegët e tyre meshkuj dhe profesorët e biologjisë kishin të njëjtën dozë padrejtësie sa ato të fizikës, pavarësisht se më shumë se gjysma e profesorëve të bilogjisë janë gra, ndryshe nga fizika, ku burrat janë më të numërt.
“Mendoj se të gjithë ne dolën shumë të habitur nga fakti se sa të fuqishme qenë rezultatet, jo vetëm në fakultetet e biologjisë, kimisë dhe fizikës rezultatet janë të qarta, por edhe sinjifikanca dhe fuqia e rezultateve janë tronditëse”, – thotë Jo Handelsman, profesor i bilogjisë zhvillimore në Yale.
Nancy Hopkins, një profesoreshë e biologjisë në MIT ka folur prej shumë kohësh për pengesat që hasin gratë në shkencë dhe e konsideroi studimin si “shumë të rëndësishëm”. Ajo thotë se pengesat e vogla të akumuluara përgjatë të gjithë karrierën, sjellin një ngadalësim të madh në arritjet e tyre. “Ato nuk kanë nivelin e nevojshëm të vetëbesueshmërisë për të shkuar në majë,” thotë ajo. “Njerëzit kanë tendencën të besojnë se ky problem i përket të shkuarës, por në fakt nuk është kështu.”