“Nëse Jerusalemi bie, Ankaraja do të humbasë dhe Stambolli do të digjet”. Kështu ka deklaruar së fundmi Devlet Bahçeli, partner në koalicionin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqës i Partisë së Veprimit Nacionalist (MHP).

Në një deklaratë me shkrim, udhëheqësi i organit kryesor politik të Ujqërve Gri vuri në dukje, ndër të tjera se “nëse Jerusalemi bie, historia do të bjerë dhe Islami do të dobësohet”.

Nëse Jerusalemi bie, Ankaraja do të humbasë, Stambolli do të digjet. Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Ne u detyruam ta braktisnim Jerusalemin njëqind vjet më parë. Por këtë herë nuk do ta braktisim në fatin e tij, nuk duhet ta bëjmë këtë. Asnjë fitore nuk arrihet pa përpjekje. Ne do të luftojmë, do të durojmë vështirësitë, do të luftojmë tiranët dhe nuk do të tërhiqemi as edhe një hap nga lufta jonë e drejtë“, nënvizon ai.

Devlet Bahçeli propozoi gjithashtu krijimin e një aleance trepalëshe të Turqisë, Rusisë dhe Kinës për t’u përballur me “aleancën e së keqes” amerikano-izraelite, duke marrë parasysh logjikën, diplomacinë, kushtet gjeografike dhe mjedisin strategjik të shekullit të ri.

Dëshira dhe propozimi ynë është aleanca e Turqisë, Rusisë dhe Kinës (TRNC). Dëshpërimi, kotësia dhe pamundësia për të zgjidhur problemet përbëjnë një rrugë pa krye, stanjacion, introversion në aspektin e veprimit dhe mendimit.

Populli turk dhe Republika turke në shekullin e ri e hedhin poshtë dëshpërimin, përjashtojnë rrugët pa krye dhe e kanë larguar dëshpërimin. Epoka e Turqisë do të vendoset me unitet dhe vëllazëri kombëtare dhe do të ratifikohet me qëllimin e një “Turqie pa terrorizëm”. Asnjë forcë dhe mentalitet armiqësor nuk do të jetë në gjendje ta parandalojë këtë rrjedhë të paracaktuar të historisë”, thotë ai.