Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka paralajmëruar ditën e sotme se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin e Odesës.

Presidenti Zelenskiy, shkruan The Guardian, ka thënë se forcat ruse po përgatiteshin për të bombarduar qytetin e Odessa në bregun e Detit të Zi të Ukrainës. Zelensky fjalën e tij e ka mbajtur në një dalje mediatike teksa ka shtuar se ky veprim do të jetë krim lufte.

“Raketat gati kundër Odesës? Ky do të jetë një krim lufte”, tha ai në një fjalim televiziv.

Kujtojmë se Ukraina dhe Rusia janë në ditën e 11 të luftimeve teksa ende nuk dihet nëse do të ketë një lëshim dhe zgjidhje me diplomaci nga ana e Rusisës./ Gazeta Shqip