Shkencëtarë paralajmërojnë se i nxehti, zjarret dhe përmbytjet janë vetëm ‘maja e ajsbergut’.

40 shkencëtarë nga e gjithë bota thanë se rritja e temperaturave globale është plotësisht në përputhje me paralajmërimet e bëra dekada më parë.

“Korriku u regjistrua si muaji më i nxehtë në historinë njerëzore dhe njerëzit në mbarë botën po vuajnë pasojat. Kjo do të bëhet vera më enxehtë, nëse bota nuk bashkëpunon dhe nuk e vendos aksionin e klimës në krye të agjendës”, -tha Prof Piers Forster në Universitetin e Leeds.

Rekordi i numrit të lartë të zjarreve është thyer në të gjithë botën në vitin 2023, nga Amerika e Veriut, në Evropë, në Azi.

Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar se pesë vitet e ardhshme do të jenë më të nxehtat.