Pas arritjes së armëpushimit në konfliktin me Irani, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja synon të zhvillojë negociata direkte me Teheranin në të ardhmen e afërt.

“Do të ndodhë shumë shpejt,” u citua Trump nga “New York Post” gjatë një interviste telefonike të zhvilluar sot.

Sipas tij, në bisedime do të përfshihen dhëndri i presidentit, Jared Kushner, i dërguari special Steve Witkoff, dhe ndoshta edhe zëvendëspresidenti JD Vance.

Më parë, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif kishte ftuar delegacione nga SHBA-ja dhe Irani në Islamabad për bisedime të mëtejshme, me qëllim diskutimin e një marrëveshjeje përfundimtare. Burimet pakistaneze bëjnë me dije se në takime mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti, të cilët më parë kishin këshilluar Pakistanin mbi mënyrat për të ulur tensionet rajonale.