Një pretendim i bërë i njohur së fundmi në internet ka ringjallur debatet mbi datën e fundit të botës.
Sipas një studimi nga fizikani austriak Heinz von Foerster, e publikuar në vitin 1960 në revistën Science, fundi i rritjes së popullsisë dhe burimeve të Tokës mund të ndodhë më 13 nëntor 2026, pikërisht një e premte, data 13, një ditë që në besimin supersticioz të shumëkujt, lidhet me ngjarje fatkeqe.
Von Foerster zhvilloi një model matematik që lidhte rritjen e popullsisë njerëzore me disponueshmërinë e burimeve natyrore. Idetë e tij ngjajnë me konceptin e “Ditës së Mbikalimit” ekologjik: momenti kur kërkesa e njerëzimit për burime tejkalon atë që Toka mund të rigjenerojë në një vit.
Megjithëse rritja e popullsisë është ngadalësuar ndjeshëm që nga vitet ’60, modeli i Von Foerster mbetet një paralajmërim i fuqishëm për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve. Ai nuk kishte për qëllim të parashikonte një apokalips në stilin “Maja”, por të nxisë ndërgjegjësimin për efikasitetin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve tona.
Edhe nëse nuk kemi prova që 13 nëntori 2026 do të jetë një ditë fatkeqe, ky është një shkas i mirë për të reflektuar mbi mënyrën se si jetojmë dhe se si po i përdorim burimet e planetit tonë. Ndaj, nëse keni projekte të rëndësishme ose vendime të mëdha, ndoshta ia vlen t’i përfundoni pak më herët dhe t’i kushtoni pak më shumë vëmendje qëndrueshmërisë së jetës tuaj dhe planetit.
