Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Parisit, pas një sulmi me thikë. Mediat e huaja shkruajnë se po zhvillohet një operacion policor për kapjen e dy personave të dyshuar.


Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pranë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, vendi ku ndodhi sulmi terrorist në janar të vitit 2015 ku mbetën të vrarë 12 persona.



Lidhur me ngjarjen ka reaguar kryeministri francez, Jean Castex, i cili konfirmoi se katër persona mbetën të plagosur ndërsa ndërpreu një vizitë që ai po bënte në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit.


Gjithashtu bëhet e ditur se dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike. Ndërkohë mediat raportojnë se të dyshuarit e sulmit u larguan nga vendi i ngjarjes, por njëri prej tyre  është arrestuar afër Bastijes.


Mediat franceze raportojnë se një pako misterioze i është dërguar stafit botues të redaksisë dhe tashmë po analizohet. Fillimisht u raportua për 4 persona.



Që prej sulmit tragjik terrorist, adresa e zyrave të satirikes Charlie Hebdo është sekrete. Mediat vendase e kanë cilësuar sulmin si terrorist por ende nuk ka një version zyrtar për këtë.


Ngjarja vjen në një kohë kur një gjyq i profilit të lartë po mbahet për çështjen në fjalë në gjykatën e Parisit. Së fundmi Al-Qaeda ka bërë thirrje për sulme pasi satirikja ribotoi karrikaturën e profetit Muhamed