Ka sulmuar një ushtar në metronë e Parisit, duke ulëritur fraza që kishin të bënin me Allahun, por është ç’armatosur dhe është bllokuar nga vetë ushtarët që ishin në shërbim.


Episodi që është mbyllur pa të plagosur, ka ndodhur në stacionin qendror të Chatelet, ku një njeri i armatosur me thikë sulmoi një ushtarak të patrullës.


Pikërisht të enjten, autoritetet franceze kanë nxjerrë në territor në mënyrë të paparalajmëruar, rreth 7 mijë ushtarë në operacionin “Sentinelle”.


“Ky sulm i ri, – ka thënë pas agresionit, ministri i Mbrojtjes, Florence Parly, – legjitimon qëllimin tonë, atë për të parandaluar çdo formë sulmi terrorist”.


Në javët e fundit, pasi një person i dyshuar si i radikalizuar ka përplasur me makinë një grup ushtarësh në Levallois-Perret (në veri të Parisit), duke shkaktuar 6 të plagosur, ndërkohë që një person me thikë në dorë është ndaluar pranë Kullës Ejfel. Më pas, ky i fundit i tregoi policisë se kishte ndër mend të sulmonte një ushtar.


15 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)