Një zjarr i fuqishëm i rënë në orët e para të mëngjesit në Paris, i ka marrë jetën 8 personave, mes të cilëve 2 fëmijë dhe ka lënë 4 të plagosur, disa në rrezik për jetën. Nuk dihen akoma arsyet e rënies së zjarrit, i cili ra në Myhra, zemra e lagjes Goutte d’or, pranë Montmartre.
Flakët u përhapën menjëherë përmes hapësirës së shkallëve. Në vendngjarje mbërritën Ministri i Brendshëm Bernard Cazenueve, bashkiakja Anne Hidalgo dhe perfekti Mishel Cadot.
Presidenti Fransua Hollande, përmes një deklarate, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe e ka konsideruar ngjarjen me një “dramë”, e cila sipas tij do të zbardhet menjëherë me nisjen e hetimeve.
2 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)