Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali. 

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një brazilian 27-vjeçar u gjet i vdekur në  shtrat në një shtëpi në via Marinetti në Milano.

Detajet e kësaj ngjarje janë ato që e bëjnë atë të frikshme teksa i riu u gjet me një qese plastike në kokë.

Alarmin për karabinierët e ka dhënë një 71-vjeçar që e priste prej disa ditësh në shtëpi dhe me të cilin mësohej se kishte konsumuar drogë.

I riu i gjetur i vdekur, prej disa ditësh ishte mysafir i të moshuarit dhe mes të dyve do të kishte pasur marrëdhënie seksuale.

71-vjeçari italian, me rekorde të pastra, u tha karabinierëve se djali brazilian ishte tashmë i vdekur kur erdhi në shtëpi.