Një histori e pazakontë dashurie ka bërë bujë në rrjet pasi një 29-vjeçare amerikane, Aylin, raportohet se është dashuruar me një chatbot gjatë verës së vitit 2024 të cilin e quajti Leo, duke u bazuar në shenjën e saj të horoskopit, Luani.

Nga mediat e huaja raportohet se me të dashurin e saj, Leo-n, ajo kalonte deri në 56 orë në javë duke ndarë mendime, frikëra dhe reflektime, madje duke pasur edhe një marrëdhënie virtuale intime.

Historia u bë publike kur Ayrin filloi të postonte bisedat e saj në Reddit, duke krijuar një komunitet prej afro 40 mijë personash me hashtagun “MyBoyfriendIsAI”. Pas një viti e gjysmë, ajo vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Leo-n, duke lënë pas çdo gjë.

New York Times raporton se arsyeja ishte ndryshimi i sjelljes së Leo-s pas përditësimeve të ChatGPT në fillim të vitit 2025. Raportohet se Chatbot-i u bë servil, duke rënë dakord me gjithçka, gjë që e bëri Ayrin të humbë besimin tek këshillat e tij.