Më në fund, drejtësia e tha fjalën e saj. Gjykata Penale e Dolores në Argjnetinë, dje dënoi lojtarët e regbisë Maximo Thomsen, Enzo Comelli, Matias Benicelli, Ayrton Violaz, Blas Cinalli, Luciano, Lucas dhe Ciro Pertossi, si fajtorë për vrasjen e Fernando Sosa, më 18 janar 2020, përballë klubit të natës “Le Brique” në Villa Gesell.
Pesë nga të pandehurit morën burgim të përjetshëm për krimin e vrasjes së djaloshit atë natë. Tre të pandehurit e tjerë morën nga 15 vite dënim si pjesëmarrës dytësor në krim.
Më në fund, ky proces gjyqësor ka marrë fund pas 13 seancash, 3 vjet e 17 ditë pas episodit të vrasjes. Gjyqi përfundimtar është dashur të ndërpritet për disa minuta, pasi në momentin ku njëri prej të pandehurve dëgjon vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm, bie pa ndjenja në sallë.
Pesë lojtarët e regbisë, të cilët morën dënimin me burgim të përjetshëm, rrahën brutalisht të riun me grushte e shkelma në dalje të lokalit pranë bregdetit. Viktima ishte një djalë shëmbullor i zonës dhe vdekja e tij krijoi trazira të mëdha në Argjentinë, ku u realizuan edhe protesta të mëdha në të gjithë vendin.