Zëvendëspresidentja venezueliane dhe ministrja e Naftës, Delcy Rodriguez u betua zyrtarisht si presidente e përkohshme e vendit sot, ndërsa presidenti i rrëzuar Nicolas Maduro u paraqit në një gjykatë federale në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për trafik droge.
56-vjeçarja Rodriguez, një avokate e punës e njohur për lidhjet e saj të ngushta me sektorin privat dhe besnikërinë e saj ndaj partisë në pushtet, u betua nga vëllai i saj, Jorge, i cili është president i Asamblesë Kombëtare. Sot u betuan edhe 283 deputetët e zgjedhur majin e kaluar. Shumica e tyre janë afër qeverisë. Opozita, veçanërisht seksioni i saj i udhëhequr nga Maria Corina Machado, e cila së fundmi mori çmimin Nobel për Paqe, bojkotoi procesin.
Mediat e huaja shkruajnë se ajo ishte e vetmja deputete që nuk mori pjesë në seancën e parë të sotme të Asamblesë Kombëtare ishte zonja e parë Cecilia Flores, e cila u arrestua së bashku me Maduron dhe ndodhet në Nju Jork.



