Qytetet spanjoll i Ceutës po përballet me një krizë shëndetësore, pasi mijëra emigrantë të paligjshëm mbërritën në brigje në fund të muajit maj. Sipas mediave vendase, infermierët që punojnë në qytetin spanjoll thonë se çdo ditë duhet të merren me më shumë se 200 raste, ndërsa personeli është i pamjaftueshëm. Kjo i ka detyruar që të punojnë në orarë të zgjatura, madje edhe me dy turne.

Disa nga sëmundjet janë tipike për kushtet e mbipopullimit: më shumë se 200 raste të gastroenteritit akut, 20 të zgjebes, 21 të impetigos dhe katër të tuberkulozit. Këto shifra nuk përfshijnë rastet në vendbanimet e improvizuara në plazhe, ku monitorimi është “më i vështirë”, sipas Shoqatës së Infermierëve të Ceutës. Një shpërthim i zgjebës është zbuluar gjithashtu midis personelit ushtarak të vendosur në Ceuta. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Spanjës, kjo nuk ka lidhje me rolin e tyre në emergjencën humanitare të Ceutës . Njëzet e katër raste të zgjebes janë diagnostikuar midis ushtarëve, dy prej të cilave para mbërritjes masive të emigrantëve.