Hakerat kanë sulmuar Linkedln, duke vjedhur të dhënat e 500 milionë personave. Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të skandalit të Facebook.
Kompania LinkedIn pranoi se të dhënat e gjysmë milion përdoruesish janë tashmë në shitje në një faqe interneti të njohur nga hakerat.
“Të dhënat nga përdoruesit e LinkedIn përfshijnë vetëm informacione që njerëzit vendosën si publike në profilet e tyre. Kjo nuk është një shkelje e të dhënave të LinkedIn dhe asnjë e dhënë e llogarisë së anëtarit privat nga LinkedIn nuk u përfshi në ato që kemi qenë në gjendje të rishikojmë”, deklaroi platforma.
Megjithatë, CyberNews, që raportoi lajmin i pari, bëri me dije se ID-të e përdoruesve, emrat, adresat e postës elektronike, numrat e telefonit, gjinitë, titujt profesionalë e të tjerë, po dilnin në ankand për një shumë me katër shifra.
Ky lajm pason një skandal të ngjashëm me Facebook-un, ku të dhënat e 500 milionë përdoruesve ishin vjedhur dhe shiteshin për pak dollarë në “dark web”.