“Kumbari” i fundit i Cosa-Nostras, Matteo Messina Denaro ndërroi jetë, duke lënë një pikëpyetje të madhë: Kush do e drejtojë tani perandorinë e tij të mafias?
Trashëgimia në Cosa Nostra-s nuk përputhet me ligjin, nuk ndahet, nuk rregullohet dhe nuk i shkon kujtdo dhe mbi të gjitha, nuk mund të shkojë tek asnjë fëmijë që nuk ka mbiemrin e babait.
Të jesh fëmija e një njeriu të nderuar përfshin rregulla të vështira për t’u mbajtur, sjellje të kodifikuara, rrugë të detyrueshme. Megjithatë edhe në këtë rast Matteo Messina Denaro dukej se ishte një përjashtim. Ai kurrë nuk ishte martuar për një zgjedhje specifike, një zgjedhje karriere. Duke mos u martuar, Matteo Messina Denaro ruajti besueshmërinë e tij ndaj hierarkive më të larta.
Megjithatë, Messina Denaro ka një vajzë të lindur nga një prej lidhjeve të tij gjatë fshehjes së pafund. Hetimet tregojnë se ajo është e vetmja, ndonëse thashethemet që nuk janë konfirmuar kurrë, flasin për fëmijë të tjerë.
Matteo Messina Denaro është përpjekur gjatë viteve të mbajë Lorenza Alagna jashtë dinamikës së Cosa Nostra. U fol gjatë për një distancë mes saj dhe babait të saj, kur në vend të kësaj, disa ditë pas vdekjes së tij, Lorenza u bë Messina Denaro, duke marrë mbiemrin e të atit.
Dyshimet se ajo do të jetë trashëgimtarja e perandorisë së të atit janë të mëdha, duke qenë se është e vetmja që njihet nga shteti si pasadhësja e tij.