Ish-ekzekutivi i Google, Matt Brittin, është emëruar drejtor i përgjithshëm i BBC, sipas njoftimit të bërë sot.

57-vjeçari do të zëvendësojë Tim Davey, i cili dha dorëheqjen në fillim të nëntorit pas një polemike lidhur me redaktimin e një fjalimi të Donald Trump.

Kontroversia lidhej me mënyrën se si BBC kishte transmetuar pjesë nga një fjalim i Trump më 6 janar 2021, përpara ngjarjeve të sulmit ndaj Kapitolit. Presidenti amerikan paditi transmetuesin britanik, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim dhe duke e akuzuar për shpifje.

Në deklaratën e tij të parë, Brittin theksoi sfidat dhe mundësitë që e presin në këtë rol: “Ky është një moment rreziku të vërtetë, por edhe mundësie të vërtetë. BBC-së i duhet ritmi dhe energjia për të qenë aty ku janë problemet dhe aty ku është audienca”.

Për shkak të mungesës së përvojës së drejtpërdrejtë në gazetari dhe transmetim, BBC ka bërë të ditur se do të emërojë edhe një zëvendësdrejtor të përgjithshëm për të mbështetur drejtimin editorial.