Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë zhvillimin e sistemeve raketore të avancuara, të afta për të kapërcyer çdo sistem të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Gjatë një vizite në Instituti i Inxhinierisë Termike në Moskë, presidenti rus vlerësoi punën e stafit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes.

“Industria jonë e mbrojtjes duhet të kapërcejë vështirësitë dhe të ecë përpara, duke arritur rezultatet që i nevojiten vendit. Ne kemi nevojë për këto rezultate për hir të Rusisë”, deklaroi Putin gjatë ceremonisë.

Ai shtoi se Rusia do të vijojë të zhvillojë sisteme raketash moderne që, sipas tij, mund të tejkalojnë të gjitha sistemet ekzistuese të mbrojtjes nga raketat.

Putin u ndal edhe te lufta në Ukrainë, duke deklaruar se sistemet tokësore mobile me raketa balistike jo-bërthamore janë përdorur me efektivitet në fushën e betejës.

“Dua të theksoj se sistemet mobile të raketave balistike që keni zhvilluar, të pajisura me raketa jo-bërthamore, janë në shërbim aktiv dhe janë përdorur me sukses gjatë operacionit ushtarak special”, tha presidenti rus.