Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump, i është lejuar të postojë sërish në Twitter, pasi llogaria e tij u mbyll për 12 orë.
Atij iu bllokua llogaria nga Twitter, pasi shkeli rregullat e platformës, ndërsa u paralajmërua se llogaria mund edhe t’i mbyllej përgjithmonë nëse i shkelte përsëri.
Trump iu bllokua llogaria edhe nga Facebook e Instagram, për një kohë të pacaktuar.
Ky pezullim do të rishikohet pas kalimit të pushtetit tek Joe Biden, më 20 janar.