Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e saj, duke përmbyllur një mandat rreth 10-mujor në krye të qeverisë.
Sipas mediave vendase, ajo pritet të rikthehet në qeverinë e re si ministre e Çështjeve Sociale, në një ekzekutiv që mund të drejtohet nga Mindaugas Sinkevičius, i cili shihet si kandidati kryesor për postin e kryeministrit të ardhshëm.
Në deklaratën e saj pas mbledhjes së fundit të kabinetit, Ruginienė u shpreh se në politikë “asgjë nuk është e përhershme” dhe se çdo mandat ka një afat të përcaktuar, duke theksuar se qeveria e saj e ka përmbushur detyrën gjatë kësaj periudhe.
Mandati i saj është shoqëruar me disa sfida, përfshirë incidente të sigurisë, rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndryshime në disa ministri, si dhe kritika për menaxhimin e çështjeve të brendshme dhe udhëtimeve zyrtare.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pritet të propozojë zyrtarisht kandidaturën e Sinkevičius në parlamentin Seimas, i cili më pas do të vendosë për miratimin e qeverisë së re.
