Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit të tij për tu kthyer nga Alaska. Trump zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland pak pas orës 2 të mëngjesit, pasi përfundoi samiti i tij me Presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti e kaloi pjesën më të madhe të fluturimit gjashtëorësh në telefon, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Pas telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me përfaqësuesit e NATO-s, tha ajo.
Gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Putinin, pas takimit të tyre dy orë e gjysmë, Trump u zotua të zhvillojë telefonata si me Zelenskyn ashtu edhe me zyrtarët e NATO-s.
“Sigurisht që do ta telefonoj Presidentin tonë Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm”, tha Trump gjatë konferencës.
