Ukrainasit janë personat të cilëve iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian gjatë vitit 2023. Të dytët pas tyre janë shqiptarët. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, 13.845 shqiptarë nuk janë lejuar gjatë vitit të kaluar të shkojnë në vendet europiane, ndërsa ukrainasit listohen të parët me 18.325 persona.
Qytetarët e shqipërisë janë renditur të parët me 4780 persona në listën e 20 vendeve kryesore për sa i përket refuzimit të kalimit në vendet evropiane nëpërmjet rrugëve ajrore.
Sipas VOA përsa i përket kalimeve tokësore 7860 shqipëtarë janë refuzuar të hyjnë në shtetet evropiane ndërkoh listën e kryesojnë ukrainasit me 16.940 persona.

Gjithashtu janë shpallur edhe të dhëna në lidhje me shtetasit të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian. Sipas EUROSTAT 33.245 shtetas shqiptarë jetojnë në shtetet e BE në mënyrë të paligjshme në vitin 2023, një numër në rënie krahasuar me vitin 2022 që kanë qenë 38.300.
Sipas raporteve për migrimin në vendet e BE aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë ku bën pjesë edhe Shqipëria përbëjnë shqetësime që janë të lidhura me punësimin.
Zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë.
