Një fluturim i planifikuar nga Atlanta për në Barcelonë është detyruar të kthehet pasi një pasagjer në bord ka patur diarre, e cila ka vazhduar gjatë gjithë fluturimit.
Avioni, i cili është nisur në Georgia në orarin e paracaktuar, ditën e premte, më 1 shtator, ndodhej në Virgina në momentin që piloti ka vendosur të kthejë udhëtimin.
Në një mesazh të dërguar Kontrollit të Trafiku Ajror, piloti ka shpjeguar në mënyrë të qartë problemin, duke shkruar: “Devijim në Atlanta, një pasagjer me diarre në avion, rrezik për shëndetn e njërëzve“.
Duket se kjo situatë nuk ka qënë stresuese vetëm për ekuipazhin por edhe për pasagjerët. Disa persona, që ishin në dijeni të situatës, kanë postuar në rrjetet sociale, ku njëri prej tyre shkruan: “Partneri im ishte në këtë fluturim. Ishte vërtet shumë keq. Mbante një erë të tmerrshme”.
Një tjetër shkruan: “Unë edhe bashkëshortja ime ishin në këtë fluturim. Ishte një rrëmujë e vërtet. Pilotët morën vendimin e duhur për t’u kthyer. Ekuipazh ka hequr tapetin dhe ka vendosur një të ri”.
Fatmirësisht, fluturimi nuk u anualua por pati rreth 8 orë vonesë.
“Ne sinqerisht i kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën dhe shqetësimin gjatë udhëtimit të tyre“, shkroi kompania ajrore në një komunikim.