“Për bombardimin e Serbisë u bënë më shumë përgatitje sesa për luftën në Lindjen e Mesme.”

Kjo ishte deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për veprimet e SHBA ndaj Iranit, duke harruar kontekstin historik dhe sjelljen e saj me aleatët përëndimor. Në një deklaratë për media, Vuçiç tentoi të ironizojë qasjen amerikane në konflikt, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni ka vepruar pa plan të qartë dhe me pasoja potencialisht katastrofale për rendin global.

“Për Serbinë bënë përgatitje më të mëdha sesa për Iranin. Gjithçka është bërë sipërfaqësisht. Pasojat janë katastrofale. Nuk e kuptoj kush e planifikoi këtë dhe çfarë është menduar me idenë se me vrasjen e Khameneit gjithçka përfundon.”– tha ai.

Vuçiç tha se prej një muaji kishte paralajmëruar për një sulm amerikan ndaj Iranit dhe se, sipas tij, shumë aktorë ndërkombëtarë kanë hyrë të papërgatitur në krizë. Ai paralajmëroi se Serbia do të ndërmarrë masa në lidhje me zhvillimet e fundit, por për këtë publiku do të informohet më hollësisht gjatë fundjavës.

Edhe në këtë rast Serbia është rreshtuar krah Rusisë dhe aleatit të saj, Iranit.