Valët e para të cunamit, që u shkaktua nga tërmeti 8.8 ballë pranë brigjeve të Rusisë kanë arritur tashmë në brigjet e shteteve amerikane Haëaii dhe Kaliforni.

Tërmeti, i cili goditi pranë Gadishullit të Kamçatkës në Rusi rreth orës 11:25 të mëngjesit me orën lokale është një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë. Po ashtu, alarmi u dha dhe në Japoni.

Por si është krijuar cunami?

Cunamit ( në anglisht Tsunami) janë valë të gjata të shkaktuara nga zhvendosjet tektonike të pllakave të fundit të oqeaneve, gjegjësisht lëkundjet nënoqeanike-nëndetare. Termi rrjedh nga japonishtja që do të thotë “valë porti”.

Pallaka tektonike e Paqësorit po lëviz drejt veriperëndimit dhe po përplaset me një pllakë më të vogël, të quajtur mikropllakë e Ohotskut (Okhotsk). Pllaka e Paqësorit është oqeanike, që do të thotë se përbëhet nga shkëmbinj të dendur dhe tenton të zhytet nën mikropllakën tjetër.

Gjatë këtij procesi të zhytjes drejt qendrës së Tokës, pllaka e Paqësorit nxehet dhe fillon të shkrihet, në thelb, ajo “zhduket”. Por ky proces nuk është gjithmonë i qetë, shpesh pllakat mbeten të ngërthyera ndërsa rrëshqasin pranë njëra-tjetrës, duke tërhequr poshtë mikropllakën sipër. Ky fërkim krijon tension që, kur çlirohet papritur, shkakton një lëvizje të fortë të pllakave.

Kjo lëvizje e papritur quhet tërmet megathrust, një nga format më të fuqishme të tërmeteve në planet. Ky proces zhytjeje dhe lëvizjeje e menjëhershme ngre shtresën e oqeanit sipër saj, duke zhvendosur një sasi të madhe uji. Kjo “fryrje” e oqeanit pastaj përhapet në të gjitha drejtimet – dhe ky është fillimi i një cunami.