Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ende beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë së shpejti.

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme dhe shenjave se Rusia ka të ngjarë të përshkallëzojë armiqësitë.

“Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje”, tha Trump në një intervistë kur u pyet për bisedimet e tij me Putinin.

Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet se presidenti rus po i hedh poshtë thirrjet për negociata paqeje me Kievin dhe ka të ngjarë të përshkallëzojë luftën, e cila tani është në vitin e saj të pestë.

Trump kishte premtuar të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në ditën e parë të mandatit të tij të dytë në janar 2025.