Mijëra imazhe të reja u publikuan nga dosja “Epstein” të premten, por një foto në veçanti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në këtë imazh, pedofili Jeffrey Epstein shfaqet i buzëqeshur, teksa qëndron i ulur, gjysma i zhveshur. Fakti i tmerrshëm qëndron tek një detaj krah tij. Në foto shihet këmba e një fëmije, që qëndron i ulur në një kolltuk pranë pedofilit. Madhësia e këmbës tregon se i përket një fëmije të vogël. Edhe pse imazhi mund të mos jetë inkriminuese, përfshirja e kaq shumë provave të trafikimit seksual shkaktoi zemërim.
Epstein është gjithë buzëqeshje në foto, shumë prej të cilave e tregojnë atë në pronën e tij luksoze. Viktimat e Epstein ishin kryesisht të mitura, por biznesmeni njihet më së shumti për shfrytëzimin e grave të reja të moshës 14 deri në 17 vjeç.













