Në Gaziantep të Turqisë, një shofer taksie ka arritur të çarmatosë një person që e kishte marrë peng gjatë një incidenti të rrezikshëm me ndjekje policore.
Ngjarja ka ndodhur kur një 58-vjeçar u mor peng nga një çift, një 31-vjeçar dhe një 36-vjeçare, nën kërcënimin e një arme me ajër të kompresuar.
Gjatë arratisjes, i dyshuari ka qëlluar edhe në drejtim të forcave të policisë që po e ndiqnin automjetin.
Ndjekja ka zgjatur nga zona Araban deri në lagjen Sehitkamil, ku policia arriti të bllokojë makinën. Në atë moment, situata është bërë edhe më e rrezikshme, pasi i dyshuari ka tentuar të qëllojë sërish.
Sipas raportimeve, shoferi i taksisë ka reaguar menjëherë dhe i ka marrë armën nga duart autorit, duke e çarmatosur në momentin kritik.
Policia ka arrestuar të dy personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa shoferi i taksisë ka pësuar lëndime të lehta. Hetimet për rastin po vijojnë.
Në pamjet e publikuara shihen qytetarë të alarmuar gjatë të shtënave dhe momentit të ndërhyrjes së policisë.
🇹🇷 In Turkey, a taxi driver heroically disarmed a heavily armed criminal who was holding him hostage
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 11, 2026
In the city of Gaziantep, a couple hijacked a 58-year-old taxi driver at gunpoint using a pump-action shotgun.
During the chase, the suspect fired at police officers from… pic.twitter.com/SI7GIZBaOx
