Terroristët e ISIS shpesh publikojnë video që tregojnë ekzekutimin e pengjeve, duke e konsideruar këtë gjë si një arritje të madhe. Por këtë herë ‘suksesi”, nuk ka qenë i garantuar për militantët e ISIS, pasi një prej pengjeve që ishte duke u ekzekutuar, ka arritur që të rrëmbejë armën dhe t’i vrasë ushtarët e ISIS.
Në video shfaqen 3 pengje, me duart e lidhura pas shpine dhe urdhërohen që të ulen në gjunjë nga një person që mbante në dorë një mitraloz. Por, sekonda para se të ekzekutohen, njëri nga pengjet shkon disa hapa mbrapa dhe duket se e godet me kokë njërin prej ekstremistëve. Videoja pastaj tregon momentin kur pengu ia kap armën ekstremistit dhe hap zjarr ndaj ekstremistit tjetër. Sipas raportimeve në media e huaja, kjo video është bërë në Afganistan.
https://www.youtube.com/watch?v=Sv18glq7pN0&feature=youtu.be
17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)