Kanë dalë pamjet e shpërthimit në ajër dhe rrëzimit të balonës kineze që fluturonte prej një jave mbi Shtetet e Bashkuara, e cila dyshohej se përdorej për spiunazh nga vendi komunist.
Balona u rrëzua nga një avion luftarak amerikan dhe mbetjet e saj rana mbi oqeanin Atlantik.
Lajmin për rrëzimin e balonës e ka bërë të ditur vetë Pentagoni përmes një deklarate.
“Një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut si përgjigje ndaj ‘shkeljes së papranueshme’ të sovranitetit të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.
Ministria sqaroi se presidenti amerikan Joe Biden kishte dhënë miratimin e tij për rrëzimin e balonës që nga e mërkura, për aq kohë sa ky mision mund të kryhej pa rrezikuar jetën e qytetarëve amerikanë.
Video of the Chinese Spy Balloon being shot down pic.twitter.com/cuJ255OSBs
— Phip (@phleeep) February 4, 2023