Për herë të parë në 12 vite, Apple ka rrëzuar Samsungun nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartfonëve. Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti Apple kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën.

Më tej renditej, Samsung, Xiaomi, OPPO dhe Transsion pas për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas. International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë smartfonë u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.

Kjo është shifra më e ulët e shitur në një dekadë, ndërkohë që shumë konsumatorë po përballen me sfidat ekonomike dhe normat e larta të interesit. Referuar parashikimeve të ekspertëve, tregu do të rimëkëmbet këtë vit.